Arkivi per kategorine ‘Media’

Podkasti i Briskut - Seria 2 e majit 2008

E Enjte, 29 Maj 2008

podcast.jpgPasqyrimi i Blogsferës Shqiptare - Në këtë seri, Karmapolitick, emigranti, Perparim Hysi, Fatos Kongoli, akull-naja, Perjetesisht te panjohur, Peshku pa uje, Peizashe te Fjales, Vup nga Edison Ypi. Muzike nga Gipsy Kings, Votra, Olta Boka, Incubus, Nitin Sawhney, The Connels, Shigeru Umebayashi, Pareshqevi Simaku, Aurela Gaçe, Cana Son, Daddy Yankee, Biagio Antonacci, Edvard Grieg, Green Day, Oasis, Estelle, Montel Jordan, Snow Patrol, T-Bone. (1 orë +) (more…)

Çfarë thotë një foto

E Enjte, 24 Prill 2008

Njëra nga detyrat më të këndshme dhe më intriguese që më ka qëlluar të bëj tek peshkupaujë është ilustrimi i artikujve apo tregimeve me fotografi dhe imazhe të ndryshme, gjetja e fotove për “Vendos Diçiturën” apo Fotot e ditës. Tek Peshku jemi mbështetur fort në fotografinë si një medium përbërës të faqes, e për këtë arsye përzgjedhja e imazheve kërkon një përkushtim serioz. Disa fotografi na kënaqin syrin me elegancë, të tjera na bëjnë të ndihemi parehat me gjak dhe shkatërrim. Edhe reagimi ynë ndaj fotove të ndryshme varion gjerësisht, nga vlerësimet, tek akuzat. Por ndërsa qëllimi i fotove nuk është të na kënaqin, shpupuritja e ca puplave është herë e pashmangshme e herë e qëllimshme. Po ku qëndron çelësi i mesazhit, dhe çfarë është e rëndësishme kur zgjedh një imazh për ilustrim? (more…)

Ora e Arbrit dhe “profetët” e zymtë

E Mërkurë, 20 Shkurt 2008

Personalisht nuk kam qënë kurrë tepër i fiksuar pas mitit të Arbrit, në përfytyrimet fëmijnore të lashtësisë së kombit preferoja Ilirët. Arbrit më dukeshin si “underachievers”, që nuk e mbështetën krenarinë me veprat. Me gjithë shkëlqimin vetëtitës të Gjergj Kastriotit, të izoluar në 25 vjet, periudha e arbërit më dukej e vakët, dhe Arbëria e përçarë dhe e dobët, e pazonja t’u qëndronte osmanëve. Por po e quaj 17 Shkurtin “Ora e Arbrit” sepse po dua të shfaqem Tribal, e në qoftë kjo ndjenjë shenjë e pagdhendësisë, ashtu qoftë. Por them se të ngatërrosh civilizimin me sofizmat apo krenarinë kombëtare me tribalitetin janë njësoj gabim. (more…)