Hologramë apo…?

Rrjeti CNN shfrytëzoi shikueshmërinë e lartë të mbrëmjes së zgjedhjeve presidenciale në ShBA për të paraqitur edhe një risi teknologjike “deri më tani të pa parë në televizion”,- theksoi Wolf Blitzer kur një hologramë e gazetares Jessica Yellin u shfaq në studion e tij.
Zonja Yellin gjendej larg, duke raportuar nga një park në Çikago, nga ku e filmonin 35 kamera të cilat dergonin (Eng. they beamed her into the studio. ndihmë ta përkthejmë) imazhin e saj tredimensional mu ne mes të studios së CNN, sikur të ishte vërtet aty. Një ngjarje historike dhe fantastikoshkencore njëherësh mu para syve tanë, holograma pre drite e gazetares që bisedon me Blitzerin prej mishi sikur të ishin në një dhomë. “E di që je të paktën 1000 milje larg por duket sikur je këtu,” - mrekullohet z. Blitzer.
E megjithatë, Huston kemi një problem.
Holograma nuk është aspak hologramë, është një hologramë sa për televizion. Dhe Wolf-i qënka ujk i vërtetë për aktrim. Ai nuk e shihte me sy të lirë gazetaren të materializuar në studio, Blitz vetëm sa sillej sikur ajo ishte aty. Imazhi i gazetares Yellin nuk mund të shihet me sy të lirë, shihet vetëm nëpërmjet televizorit. Komentatori Victor Godinez i Dallas Morning News Tech Blog e quan gjoja hologramën e CNN “humbje kohe”, dhe “më [ide] budallaqe nga ç’mendoja.” Marguerite Reardon e CNET News i jep “hologramës” së CNN notë pakaluese, ajo më tej tregon se e vetmja kompani që vërtetë ka realizuar hologramën është austriakja e telefonisë, Telstra.
Z. Blitzer kur llafosej me të (përpara tij kishte vetëm hapësirë bosh), po bënte diçka të ngjashme me atë që bëjnë meteorologët e lajmeve në sfondin e gjelbërt, kur shënojnë me gisht mbi harta që nuk janë vërtet aty. Holograma e znj. Yellin nuk kapej nga kamerat e studios por superpozohej në ekran për teleshikuesin, pra nuk është vetëm se një efekt relativisht i rëndomtë televiziv.
CNN e quan një sukses dhe do ta përdorë “hologramën” në të ardhmen duke i sjellë gazetarët nga terreni në studio. Unë vras mendjen se pse u dashka bërë të duket sikur Jessica është në një studio me Blitzin, e filmuar nga plot 35 kamera HD, kur fare mirë duke përdorur një kamera të vetme, mund të shikonim jo vetëm znj. Yellin por edhe ç’po ndodhte përreth gazetares në atë parkun e lumtur në Çikago?




No comments yet. Be the first to comment this post.