Çfarë thotë një foto

Arkivuar nën: Media — Nga blendisalajE Enjte, 24 Prill 2008 @ 4:10 pm

Njëra nga detyrat më të këndshme dhe më intriguese që më ka qëlluar të bëj tek peshkupaujë është ilustrimi i artikujve apo tregimeve me fotografi dhe imazhe të ndryshme, gjetja e fotove për “Vendos Diçiturën” apo Fotot e ditës. Tek Peshku jemi mbështetur fort në fotografinë si një medium përbërës të faqes, e për këtë arsye përzgjedhja e imazheve kërkon një përkushtim serioz. Disa fotografi na kënaqin syrin me elegancë, të tjera na bëjnë të ndihemi parehat me gjak dhe shkatërrim. Edhe reagimi ynë ndaj fotove të ndryshme varion gjerësisht, nga vlerësimet, tek akuzat. Por ndërsa qëllimi i fotove nuk është të na kënaqin, shpupuritja e ca puplave është herë e pashmangshme e herë e qëllimshme. Po ku qëndron çelësi i mesazhit, dhe çfarë është e rëndësishme kur zgjedh një imazh për ilustrim? (më shumë…)

© Blendi Salaj